28 Tetor, 2022

“Për 12 vite martesë unë kam sakrifikuar më shumë”/ Rrëfehet gruaja e Erion Isait


Pas 12 vitesh bashkëjetesë me Erion Isain, bashkëshortja e tij, Ajlin Petrela rrëfen në “Aldo Morning Show” se më në fund po i përkushtohet karrierës së saj si regjisore.

Tema e sotme ishte se kush sakrifikon më shumë, mashkulli apo femra, ajo thotë se në marrëdhënien e tyre, ka qenë ajo në 12 vite. Erioni ka sakrifikuar vetëm 2 muaj, pikërisht këtë periudhë që ajo po merret me shfaqjen dhe ai kujdeset për vajzat.

Ndodh edhe kjo! Erion Isai tregon si u martua pa ditur asgjë, nusja i shkoi në zyrë me fustan të bardhë - Albeu.com

Nga eksperienca ime personale në 12 vite bashkjetesë me Erionin, kam sakrifikuar unë,  absolut. Kam sakrifikuar unë dhe në këto 12 vite Erioni ka sakrifikuar vetëm 2 muaj të jetës së tij, këto dy muaj që unë kam punuar për shfaqjen.

Domethënë, nuk është se po tregohesh egoiste apo jo?- e pyet moderatori. “Jo, jo fare, fare. Zero.

Erdhi ky katunari nga Erseka', Erion Isai dhe Ajlin Petrela tregojnë si janë njohur - Showbizz Shqiptar

Të  gjithë ata që flasin për barazi janë falsë? E vërteta është që ti ke sakrifikuar, çfarë ke sakrifikuar, e dashur Ajlin?- e pyet moderatori.

“Kam sakrifikuar karrierën time për të bërë Erioni karrierë duke qenë që në Shqipëri është gjithmonë teoria që meshkujt ecin më shpejt se femrat, duke qenë se unë ngela shtatzënë në vitet që mund të bëja karrierën time dhe solla në jetë vajzën e parë, jam shumë e lumtur për këtë, nuk jam e penduar fare, domethënë dy vajzat e mia janë kulmi i karrierës time.

Erdhi ky katunari nga Erseka', Erion Isai dhe Ajlin Petrela tregojnë si janë njohur

Karriera profesionale fillon tani. Kjo është sakrificë e përbashkët në këtë pjesë – i thotë moderatori

“Dhe aq e përbashkët nuk do thoja”.- u përgjigj ajo.

 

 

© Panoramaplus.al