27 Tetor, 2018

Patris Berisha flet për herë të parë për mosmarrëveshjen mes Tunës dhe Robertit: Vëllai dhe gruaja…  


Mbrëmjen e kësaj të shtune do të jetë e ftuar në “Xing me Ermalin” këngëtarja Tuna Sejdi. Ajo do të jetë e shoqëruar nga partneri i saj, Patris Berisha me të cilin ka edhe një djalë, Tian.

Gjatë kësaj interviste moderatori Ermal Mamaqi i thotë Patrisit nëse do që t’i thotë ndonjë deklaratë apo fjalë të vëllait të tij, Robertit në lidhje me mosmarrëveshjen që ai ka me partneren e tij.

“Vllau e ka vendin e vet, gruaja e ka vendin e vet. Unë tani kam familjen time. Për mua më e rëndësishme është gruaja dhe djali im, se çdo tjetër në botë”, tha Patris Berisha.

Kujtojmë se më herët këngëtari Robert Berisha zbuloi në media mosmarrëveshjet me partneren e së vëllait i ftuar në emisionin “Rudina”.

“Me Tunën nuk shihemi. As nuk dua që të takohemi. Nora është 15 vite në skenën shqiptare dhe ka shumë fansa si  në Kosovë e në Shqipëri. Për Patrisin e Tianin, e jap jetën. I kërkoj shumë falje Patrisit se nuk ishim në atë ditëlindje dhe nuk do të kemi mundësi në asnjë ditëlindje” – tregoi Robert Berisha duke justifikuar mungesën e tij dhe të Norës, në ditëlindjet e nipit.

Ndërsa vetë këngëtarja Tuna reagoi për herë të parë në një intervistë për “Prive”, ku tregoi se Nora dhe Roberti nuk kanë asnjë farë vlere për të.

“Nuk e kam komentuar për arsye se për mua nuk kanë vlerë, e vetmja gjë që ka vlerë për mua në këtë fazë është familja ime. Familja ime nënkupton: unë, Patrisi dhe Tian. Kështu që të gjithë të tjerët janë të parëndësishëm në jetën time, vendimet e tyre janë të parëndësishme. Ne jetojmë në një shtet të lirë, mediat i japin hapësirë gjithkujt. Kushdo mund të shprehë mendimin e lirë, unë për vete nuk kam kohë për këto gjëra. Në intervista dal për projektet personale, të tjerët janë të parëndësishëm”, u shpreh Tuna Sejdi.

© Panoramaplus.al