Prokurorët e Tokios kanë ngritur një urdhër arresti për bashkëshorten e ish-shefit të arratisur të Nissan, Carlos Ghosn.
Carole Ghosn akuzohet se ka bërë deklarata të rreme në një gjykatë në Tokio në prill, thanë hetuesit.
Multimilioner u lirua me kush nga gjykata në dhjetor, ai ju bashkua bashkëshortes së tij në Beirut.
Një zëdhënëse e familjes Ghosn tha se urdhri i arrestit ndaj Carole ishte patetik dhe ishte i lidhur me një konferencë shtypi që do mbaj ish-shefi Nissan të mërkurën.
Japonia po kërkon ekstradimin e Ghosn nga Libani, megjithëse nuk kanë një marrëveshje mes shteteve që e lejon këtë gjë.
“Herën e fundit që Carlos Ghosn njoftoi një konferencë për shtyp dhe u arrestua përsëri. Këtë herë, një ditë pasi ai njoftoi se do të fliste lirshëm për herë të parë, ata lëshuan një urdhër arresti për gruan e tij Carole Ghosn,”- tha një zëdhënës i familjes për Reuters. “Lëshimi i këtij urdhri është patetik.”
Ghosn drejtoi gjigantin e makinave Nissan derisa u arrestua në Japoni me akuzën e sjelljes së keqe financiare në vitin 2018. Por ai i mohon këto akuza duke pretenduar se sistemi i drejtësisë së vendit është i manipuluar.
Ghosn e kishte të ndaluar të takonte gruan e tij ndërsa ishte në burg.
Por, në ditët e fundit të vitit 2019, ai arriti të arratisej për të hipur në një avion privat që e çoi në Turqi para se të udhëtonte për në Liban, ku gruaja e tij po priste.
Ghosn insistoi se e organizoi arratisjen e tij vetëm dhe mohoi njoftimet që gruaja e tij e kishte ndihmuar.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al