1 Qershor, 2023

Pasuria e Arnault shënon rënie, Elon Musk rikthehet në pozicionin e njeriut më të pasur në botë


Elon Musk ka rifituar pozicionin e tij si personi më i pasur në botë, kjo sipas një raporti të Bloomber mbi miliarderët.

Capture

Raporti thekson se vlera e pasurisë të Tesla (TSLA) tani është rreth 192 miliardë dollarë, krahasuar me 187 miliardë dollarë të CEO të LVMH (LVMHF), Bernard Arnault.Të dy këta persona kanë qenë në ‘garë për të rrëmbyer fronin’ lidhur me pasurinë, ku së fundmi Musk është shpallur edhe si personi më i pasur në botë, raporton CNN.

Pasuria e Musk është rritur së fundmi si pasojë e shitjeve që lidhen drejtpërdrejt me ato të Tesla, prodhuesit të automjeteve elektrike. Pasuria e tij më e madhe janë aksionet e kompanisë, nga të cilat ai zotëron rreth 13%, sipas Bloomberg.

Jashtë Tesla-s, Musk është gjithashtu CEO i SpaceX, firma e eksplorimit të hapësirës dhe pronar i rrjetit social Twitter (TWTR) .

© Panoramaplus.al