1 Korrik, 2019

“Paskam qenë dhe unë 1-muajsh!”, aktori i njohur publikon foton kur ka qenë një bebe


Ndodh shpesh që personazhet e njohur të ekranit shqiptar të bëhen nostalgjik dhe vendosin që me ndjekësit e tyre të ndajnë fotografi nga fëmijëria.

Kështu ka ndodhur edhe me aktorin e njohur, Julian Deda. Një ditë më parë, ai ka postuar në profilin e “Instagram”-it një foto ku ka shkuar mbrapa në kohë.

Në atë foto, Juli është vetëm 1-muajsh dhe shfaqet së bashku me mamanë e tij teksa e mban në krahë.

“Paskam qenë edhe unë 1 muajsh një herë në jetë”, shkruan Juli me humor në foton që mori mijëra pëlqime.

© Panoramaplus.al