21 Qershor, 2019

Pasi zbuloi shtatzëninë në mënyrën më të bukur, Miriami tregon sa muajshe është (FOTO)


Çifti i njohur dhe i dashur për publikun shqiptar, Miriam Cani dhe Alban Skënderaj, zbuloi pak ditë më parë se është në pritje të fëmijës së dytë.

Lajmin e bukur e dha Albani në koncertin e tij, “Hapësirë e një ëndrre”, në Prishtinë.

Momenti kur kantautori i njohur dha lajmin e bukur është filmuar nga të pranishmit në koncert, të cilët videon e kanë publikuar në rrjetet sociale dhe menjëherë u bë virale.

Ndërkohë së fundmi, Miriami ka folur për revistë “Class”, ku ka bërë të ditur se ajo sapo ka përfunduar 3-mujorin e parë të shtatzënisë. Artistja ka shtuar se ende nuk e dinë gjininë e bebit pasi është herët.

Kujtojmë se dy këngëtarët celebruan në martesë dashurinë e tyre 12-vjeçare, pak javë më parë në Maldive në një ceremoni tepër intime. Albani dhe Miriami janë gjithashtu prindër të vogëlushes Ameli, e cila është 3 vjeçe.

© Panoramaplus.al