Aktorja e njohur Rebel Wilson dhe e dashura e saj Ramona Agruma, kanë bërë një udhëtim nëpër botë së bashku përgjatë muajve të fundit.

Ylli i “Hollywood”-it ka publikuar në Instagram një një selfie në të cilën dyshja po shkëmbejnë një puthje pasionante ndërsa po shijojnë pushimet verore duke mos e bërë të ditur vendodhjen e tyre.

Që kur morën pjesë së bashku në festën Oscar Vanity Fair 2022 në mars, çifti është parë së bashku duke bërë ski në Utah, duke ecur dorë për dore në ishullin e Sardenjës në Itali dhe në Cappadocia, Turqi.

Wilson dhe Agruma, e cila është një stiliste me bazë në Los Angeles, kanë nisur romancën e tyre që nga fillimi i këtij viti. Megjithatë, aktorja e “Pitch Perfect” ende nuk e ka pranuar ende publikisht që ka pëlqim vetëm për gjininë femërore.

Megjithatë aktorja vendosi ta zbulonte lidhjen e saj në rrjetet sociale duke publikuar një foto Instagramin e saj teksa po shijonin një darkë romantike bashkë dhe mbishkrimi lexonte: “Mendova se po kërkoja një princ të Disney-t. … por ndoshta ajo që më duhej vërtet gjatë gjithë kësaj kohe ishte një Princeshë Disney.”


