31 Gusht, 2021

Pasi u tha se janë ribashkuar, Robert Berisha habit me deklaratën për Nora Istrefin: Nuk jemi…


Prej disa ditësh, Robert Berisha dhe Nora Istrefi kanë ngritur dyshimet se janë rikthyer sërish bashkë pas dy vitesh të divorcuar. Javën e kaluar, këngëtarët u fotografuan në aeroportin e Prishtinës, së bashku me vajzën, Renee dhe me nënën e Norës.

Më vonë u mësua se ish-çifti kanë udhëtuar të gjithë së bashku drejt një destinacioni luksoz, siç është Bodrum, në Turqi.

Së fundmi, Robert Berisha ka folur për herë të parë për marrëdhënien aktuale që gëzon me ish-partneren e tij, Norën, e cila i dha edhe titullin “baba”. Gjatë një interviste të shkurtër, artisti u pyet nëse ëështë e vërtetë që është rikthyer me Istrefin.

nora istrefi robert berisha (5)

Gazetari: Qarkullojnë disa lajme kohët e fundit për një ribashkim, a ka ndonjë gjë me Norën? Ju kanë parë në disa foto në rrjetet sociale. A është e vërtetë që mund të ketë një ribashkim mes ju të dyve?

Robert Berisha: Ne nuk jemi ndarë asnjëherë. Njeriu ndahet vetëm kur vdes. A ka ribashkim a s’ka ribashkim, ajo mbetet për t’u parë.

Sipas “Panorama Plus”, Nora ka qenë arsyeja pse Roberti nuk është deklaruar publikisht për asnjë, ndonëse është përfolur shpesh në media për lidhje dashurie me vajza të ndryshme.

Gjatë gjithë kohës që kanë qenë të divorcuar, dyshja ka mbështetur njëri-tjetrin në projektet e reja që kanë sjellë për publikun, si dhe kanë ruajtur marrëdhënie të mira për shkak të Renee, vajzës së tyre.

nora istrefi robert berisha (3) nora istrefi robert berisha (6) nora istrefi robert berisha (7) nora istrefi robert berisha (1) nora istrefi robert berisha (11) nora istrefi robert berisha (10) nora istrefi robert berisha (7) nora istrefi robert berisha (6) nora istrefi robert berisha (13) nora istrefi robert berisha (12) nora istrefi robert berisha (5) nora istrefi robert berisha (3)

© Panoramaplus.al