11 Shkurt, 2022

Pasi u rendit si kënga më e dëgjuar në kanalin e Eurovision, Ronela Hajati ka një tjetër lajm të mirë për këngën “Sekret”: Do të jetë një përrallë


Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati do të përfaqësojë Shqipërinë këtë vit më këngën e saj “Sekret”  në Eurovision, në qytetin e Torinos, Itali, e cila mesa duket po dëgjohet shumë në vendet e huaja.

Së fundmi ajo ka nisur punën për xhirmin e klipit të këngës, për të cilën ajo paralajmëron se do të jetë “një përrallë”.

ronela

Ajo ka zbuluar më parë nëpërmjet Instagramit të saj se ka punuar me producentë të njohur në Londër për realizimin. Në një shkrim të bërë bashkëngjitur me disa foto nga xhirimet ajo shpreh se klipi do të vijë në ditët e para të marsit, por nuk ka specifikuar një datë fikse.

Megjithatë ajo ka dhënë disa detaje, ku ka shprehur se xhirmiet janë bërë në disa nga vendet më të bukura të Shqipërisë.

ronela-xhirime

“SEKRET” eshte kenga ime perfaqesuese ne Eurovision kete vit! Ne 5 dite xhirime me nje staf te mrekullueshem qe ka bere nje pune kolosale do te sjellim ditet e para te marsit, ne jete videon e kenges sipas vizionit dhe deshires sime dhe te gjitheve qe i kane kushtuar mbi nje muaj kohe pergatitjes per kete projekt. Duke xhiruar ne disa nga lokacionet me te bukura te Shqiperise “SEKRET” do jete nje perralle!
Une mezi po e pres!” shkruan Ronela në postim.

ronela-insta

Për herë të parë kënga “Sekret” u rendit e treta, si më e dëgjuara në “Youtube”.

“Për herë të parë në histori, Shqipëria renditet në vendin e tretë si kënga më e dëgjuar në profilin e Eurovisionit. Urime @ronelahajatiofficoal”– është shkruar mbi foton e postuar.

ronela-hajati-1

Rikujtojmë që këngëtarja është renditur si në vendin e parë e cila do të hapë festivalin e Eurovisionit natën e parë të gjysmë finales.

ronela hajati

ronela hajati (3)

ronela hajati

ronela hajati1

ronela hajati festival2

© Panoramaplus.al