6 Korrik, 2023

Pasi u përfol se nuk është në një gjendje të mirë mendore, Fjolla Morina shtrohet në spital


Akuzat që ka bërë kohët e fundit në Instagram këngëtarja e njohur kosovare, Fjolla Morina për disa personazhe të njohura kanë bërë që ajo të ‘rrëmbejë’ vëmendjen e publikut.

Pas këtyre akuzave, në rrjet kanë qarkulluar zëra se ajo nuk është në një qendje të mirë mendore, teksa këto lajme i ka mbështetur edhe vetë nëna e artistes, Servete Rexha,  e cila pranoi se vajza e saj ka probleme të shëndetit mendor dhe i kërkoi falje publikisht personave që ka akuzuar Fjolla.

“Fjolla, vajza ime nuk është mirë me shëndet ka disa muaj që të gjithë familjarët ndihen në rrezik kur jemi me të. Prej 4 muajsh jam larguar edhe unë nga banesa ku jetoja me Fjollen më është kundërvënë disa herë dhe nuk kam qetësi kur po e shoh në këtë gjendje. Unë bashkë me familjen time distancohemi nga akuzat e saj, nuk i njeh ata persona, ajo vetëm po shpik gjëra që nuk ekzistojnë”, tha nëna e këngëtares, e cila mes tjerash tha se është e shqetësuar për gjendjen e vajzës së Fjollës e cila është vetëm 7 vjeçe dhe me veprimet e nënës së saj përballet çdo ditë.”, ka thënë nëna e Fjollës.

Megjithatë sipas disa burimeve për median kosovare, ‘Zoom’ bëjnë me dije se gjendja mendore e këngëtares është përkeqësuar dhe ajo ditën e djeshme është shtruar në spital.

© Panoramaplus.al