Një video e nisur për humor i kushtoi shumë Dea Mishel disa javë më parë. Në postimin e saj blogerja bëri një batutë për fëmijët jetimë duke thënë: “Fëmijët jetimë kur u kërkohet të vizatojnë shtëpi, vizatojnë një shtëpi normale apo një institucion.”

Gjatë realizimit të videos, ajo e thotë edhe vetë që nuk duhet ta bëjë këtë shaka, madje e përsërit disa herë dhe normalisht prek një tematikë të ndjeshme, por nga ana tjetër, ka vendosur ta postojë videon.
Megjithatë më vonë ajo u pendua dhe e fshiu postimin për shkak të kritikave dhe qëndrimeve të ndjekësve që nuk kanë qenë aspak dakord me postimin e saj. Fatkeqësisht videoja u bë virale dhe u shpërnda menjëherë në mediat sociale.

Kritikat kanë qenë të shumta dhe nuk mungoi as gjuha e ashpër dhe ofenduese ndaj Deas. Së fundmi blogerja ka kërkuar publikisht falje gjatë lojës “Dielli apo Hëna” në “E Diell” teksa iu është kërkuar të premtojë se nuk do të bëjë më kurrë shaka me tema të cilat janë delikate duke iu referuar kështu ‘humorit’ të papërshtatshëm që bëri Dea për fëmijët jetimë.
“Me vjen shumë keq në qoftë se diçka që kam thënë ka lënduar persona të një kategorie shumë të ndjeshme për të cilët unë vet jam kujdesur ti ndihmoj sa herë të mundem dhe kam një plan të bëjë diçka edhe më të bukur, uroj që të realizohet.
E kam gojën pak të keqe ndonjëherë por zemrën e kam të mirë, ju kërkoj ndjesë, ju dua shumë të gjithëve dhe uroj ti japim sa më shumë dashuri njëri- tjetrit sepse këtë kam mësuar këto ditë”– u shpreh ajo.

Kujtojmë se Dea është shprehur dhe më parë se ‘ndonjëherë mendon me zë të lartë’, duke thënë se kush është normal e ka kuptuar që nuk ka pasur asnjë qëllim dashakeq, duke akuzuar të tjerë për transformim të asaj që kishte dashur të thoshte.


