Një javë më parë në rrjet qarkulluan lajme se modelja e njohur Gigi Hadid dhe Bradley Cooper kanë nisur një lidhje dashurie me njëri-tjetrin.

Ndonëse lajmi nuk është konfirmuar ende nga anjëri nga ata, sipas një burimi të afërt me dyshen, çifti nisi të takohen pasi u prezantuan për herë të parë nga ish-partnerja e aktorit, Irina Shayk.
“Gigi u prezantua me Bradley përmes Irina Shayk dhe miqve të tyre të përbashkët”, tha burimi, ndërsa shtoi: “Gigi dhe Irina kanë qenë të afërt gjatë viteve duke punuar së bashku, dhe modelja është shoqëruar edhe më parë me Bradleyn por vetëm si miq”.

Megjithëse ende është e paqartë se kur miqësia e Cooper dhe Hadid u kthye në një romancë, burimi thotë se dyshja kohët e fundit “u lidhën përmes vajzave të tyre, kur Bradley i kërkoi takim”.
“Gigi është padyshim e interesuar dhe e emocionuar. Ata janë takuar disa herë me njëri-tjetrin, por është tani janë lidhur së bashku”, shtuan burimet.
Kujtojmë që disa ditë më parë dyshja u fotografuan duke mbërritur së bashku në New York, pasi kishin kaluar një fundjavë me njëri-tjetrin.

© Panoramaplus.al

