2 Tetor, 2023

Pasi u kap ‘mat’ me ish-bashkëshorten, Ben Affleck dhe Jennifer Lopez fotografohen duke debatuar me njëri-tjetrin


Aktorja dhe këngëtarja e njohur Jennifer Lopez dhe Ben Affleck së fundi janë parë duke debatuar së bashku në Los Angeles.

Ndonëse nuk dihet arsyeja e zënkës së tyre, çifti dukeshin mjaft të tensionuar me njëri-tjetrin.

Gjërat nuk qenkan mirë! Jennifer Lopez dhe Ben Affleck fotografohen duke debatuar

Kujtojmë që disa javë më parë aktori u fotografua në makinën e tij në momente intime me ish-bashkëshorten e tij, Jennife Garner.

Në fotot e siguruara nga Page Six dyshja po përqafoheshin së bashku në makinë, ndërsa vajza e vogël e tyre, Seraphina ishte ulur krahas babait të saj.

Ben Affleck dhe Jennifer Garner në makinë së bashku

Dyshja dukeshin shumë të lumtur së bashku, teksa i buzëqeshnin njëri-tjetrit.

Jennifer Garner dhe Ben Affleck në makinë së bashku

© Panoramaplus.al