10 Korrik, 2023

Pasi u betuan se do jenë bashkë deri në pleqëri, Andi Artani dhe Gresa Hoti i japin fund lidhjes? Ja veprimi që ngiriti dyshimet


Vetëm disa ditë më parë Andi Artani dhe Gresa Hoti përmes një postimi në Instagram i hedhën poshtë të gjitha aludimet e publikut për ndarje.

Andi publikoi në InstaStory një foto me Gresën teksa krahas saj shkroi: “Kështu a keni deri në pleqëri”.

Mirëpo mesa duket një ‘krisje’ në marrëdhënien e çiftit ka ndodhur përsëri dhe ishte veprimi i dyshes që ngriti zërat e publikut.

Ish-banorët tashmë nuk nuk ndiqen më në Instagram, si dhe gjithashtu i kanë fshirë të gjitha fotot që ata kanë pasur së bashku në rrjetet sociale.

Nuk dihet se çfarë mund të ketë ndodhur mes çiftin, nëse zënka mes tyre është e vërtetë apo ish-banorët e kanë inskenuar për të marrë pak vëmendje.

Kujtojmë që Andi dhe Gresa u njohën dhe u krijuan një romancë brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Kosova 1”.

© Panoramaplus.al