Në fillim të javës, modelja Arbenita Ismajli nuk ngurroi aspak që të kërcënonte në publik një fanse të të dashurit të saj, Fero.

Ajo bëri një postim në “Instastory”, ku publikoi një foto që e kishte marrë nga DM-ja e reperit. Aty shfaqej një femër dhe Arbenita e paralajmëronte që të qëndronte larg Feros.
Vajza në fjalë është Serena Sula dhe ka marrë pjesë vitin e kaluar në “Miss Universe Albania”.

Ndërkohë ditën e djeshme, në rrjet nisi të qarkullonte një video e Feros me fansen e tij, teksa ndodheshin në prapaskenën e njërit prej koncerteve të reperit.
Së fundmi, modelja ka reaguar përmes “Instagram”-it duke publikuar një deklaratë të Kylie Jenner të pak ditëve më parë, ku shprehej: “Jeta ime nuk është perfektë dhe ajo që shihni këtu në median sociale është vetëm sipërfaqja”.

Por nuk e la me kaq, pasi më pas Arbenita dha një lajm të keq për reperin. Duket se modelja do të largohet drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi ka zbuluar se po bën aplikimin për vizë.

“SHBA po vij”, shkruan ajo, duke mos zbuluar nëse do të jetë një vizitë e përkohshme, apo do të largohet përgjithmonë.


