Aktori i njohur Russell Brand së fundmi është përballur me një sërë akuzash për përdhunim dhe sulm seksual ndaj 11 grave mes tyre dhe 2 vajza.

Mirëpo mesa duket pas këtyre akuzave të rënda miqtë e tij e kanë lënë në ‘baltë’ aktorin.
Gjatë një interviste për DailyMail, miku i tij më i mirë Jack Osbourne është shprehur se Rusell ka bërë veprime të çmendura.
“Ai ka bërë disa gjëra vulgare, të egra, të çmendura, por ju kurrë nuk dëshironi të supozoni se dikush që njihni dhe jeni mik apo i njohur është në gjendje ta bëjë këtë”– tha miku i tij.

Për të mos mjaftuar kjo ai e krahasoi aktorin me Danny Masterson i cili është dënuar me 30 vite burg për përdhunim.
“Ne e pamë me situatën e Danny Masterson. Unë isha një mik personal i Denit. Unë kam qenë në shtëpinë e tij, kam luajtur poker me të. Unë në fakt i njihja disa nga viktimat dhe kështu ajo histori ishte, “Oh Zot madh”, deklaroi Jack.
© Panoramaplus.al
