21 Gusht, 2022

Pasi trazoi rrjetin dhe tha se ishte ‘i lidhur’ me Dua Lipën, reperi Azet bën deklaratën e papritur për këngëtaren: Jam sërish…


Këngëtari me origjinë kosovare i njohur gjerësisht në Europë, Azet, ka bërë lëmsh sërish rrjetin me deklaratën e fundit për Dua Lipën.

Reperi  ka publikuar në Instagram foto të tijën dhe një imazh të personazhit të filmave të animuar ‘Mickey Mouse”, i cili duket i trishtuar dhe i janë ngulur disa shigjeta pas shpine.

“Jam single përsëri”- shkruan reperi ku krahas deklaratës ka etiketuar Duan duke e shoqëruar me një emoji të mërzitur.

Rikujtojmë se reperi performoi dy javë më parë në festivalin “Sunny Hill”, ndërsa ndau dhe disa foto nga performanca e tij.

Ai publikoi një foto-album me yllin me famë botërore Dua Lipën. Krahas fotove ai shkruan se “është i zënë”, duke e shoqëruar me dy emoji: një emoji zemër të kuqe, dhe një emoji kyç i mbyllur i cili përdoret kryesisht për çiftet.

Në foton e fundit të postimeve të tij në Instagram, Azet ka ndarë një pamje të personazheve të filmave të animuar “Mickey dhe Minnie Mosue” duke u puthur me disa zemra.

Duket se reperi ka një pëlqim të madh ndaj këngëtares por deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga Dua.

© Panoramaplus.al