Dua Lipa është fotografuar së fundmi teksa po dilte nga hoteli ku po qëndronte në New York për t’u nisur drejt aeroportit.

27 vjeçarja, kishte veshur një bluze me kapuç ngjyrë të gjelbër dhe sipër kishte veshur një xhaketë lëkure të zezë, të cilën e kombinoi me një palë pantallona të zeza të gjera.

Ajo mbante në krah një çantë blu të ndezur dhe kishte vendosur një kapele sportive dhe një palë syze dielli të errëta.

Ajo u pa e buzëqeshur teksa largohej nga hoteli përpara se të futej në makinë.
Kjo vjen pasi këngëtarja mbylli turneun e saj “Future Nostalgia” në sheshin ‘Skënderbej’ me rastin e 110 vjetorit të Pavarsëisë.

Mediat e huaja bënë të ditur se Dua ka thyer edhe rekordin e Tina Turner, në 1998, për pjesëmarrjen në një koncert të dhënë nga një këngëtar i vetëm. Në shesh ndodheshin rreth 200 mijë spektatorë.

Gjatë koncertit, Dua falënderoi në shqip të gjithë fansat e saj për suportin që i kanë dhënë.
“Faleminderit shumë, urime 110 vjetorit të pavarësisë. Faleminderit për suportin, për energjinë që po na jepni sot. Kjo është nata e fundit e turneut, këtu sot përfundojmë në Tiranë me ju. Faleminderit shumë që jeni këtu”, u shpreh Dua Lipa.


