6 Shkurt, 2022

Pasi tha se Noizy i ka kërkuar të bëhen shokë, konkurrenti i Për’Puthen sqaron të deklaratën: Nuk është turp t’i bësh dikujt follow dhe ai të…


Eduard Kuçi është një nga konkurentët më të komentuar të Për’puthen për situatat që ka krijuar në emision. Por së fundmi ai ka qenë i përfolur në rrjet për shkak të raportit të rij me reperin e njohur Noizy.

noizy-edi-cvr

Ai është regjistruar nga ndjekësit ndërsa zhvillonte një video live në Instagram, ku flet rreth rapotit të ij me reperin shqiptar. Videoja u shpërnda më pas kudo në rrjet nga fansat, duke shkruar se Noizy i ka kërkuar të bëhet shok me të.

“Unë shkova të pija një shisha dhe pastaj do të largohesha. Pastaj ka ardhur sigurimi tij dhe më thanë çfarë po bën dhe më thanë hajde këtu tek ne. Ka dy-tre muaj që jam njohur me Noizyn “, tha ai gjatë videos.

edi-kozak

Menjëherë ka ardhur edhe reagimi i Noizyt, i cili e ka fshirë nga lista e ndjekësve në Instagram, konkurrentin e Për’Puthen.

edi-noizy

Me sa duket Eduardi ka dashur të sqarojë gjithçka, pasi ka bërë një tjetër hyrje live në Insagram ku shprehu se e vërteta është që reperi nuk i ka kërkuar të bëhen shokë dhe nuk ka shkuar tek ai. Konkurrenti nuk i kurseu as “komplimentet” për reperin duke e cilësuar “legjendë”.

“Portalet kishin shkru kështu. Ky është gabim shumë i madh. Portalet kanë shkruar që Noizy ka ardhur tek unë të bëjë shoqëri, kjo është kot. Ja si ka qenë situata: Unë kam shkuar te Noizy jo Noizy te unë. Noizy është legjendë. Njerëzit mësojnë prej tij. Nuk është turp ti bësh dikujt folloë dhe ai të mos ta kthejë. Noizy ka qenë i ftuar në Zvicër, në në shisha Bar, pastaj unë kam shkuar kot aty me një shok. Kam parë Rigelsin aty që ka qenë me shokët e vet dhe sigurimi i Noizy-t, mua më ka njohur që kam çantën e njëjtë si ata. Me sigurimin e Noizyt jemi njohur përmes Instagram-it. Unë me Noizyn nuk jam njohur. Mbasandej unë e kam parë Noizy-n dhe sigurimin e tij dhe kur më pa sigurimi i tij, ma ka bërë me dorë, Eduard ça bone si je vllai mir edhe kemi folur içik. Pasta më tha ku e ke vendin, dhe i thashë kot kam ardhur. Më tha ok hajde këtu. Nuk do të thotë kjo që Noizy mka thirr mua. Thjesht ma ka tregu respektin”, ka treguar ai.

edi-live

edi-kuci eduard-kucnoizy2eduard noizy (1)

© Panoramaplus.al