Në fund të vitit 2018, këngëtari i njohur Stine njoftoi nëpërmjet një postimi në profilin e tij në “Instagram” se ishte ndarë nga partnerja, Graciela.

Kjo e fundit është mjaft aktive në llogarinë e saj në “Instagram”, ku publikon foto e video nga ana profesionale.

Por së fundmi, Graciela ka vendosur që të bëjë një bashkëbisedim me fansat e saj. Ajo u ka kërkuar ndjekësve që t’i bëjnë pyetje, të cilët nuk kanë ngurruar që ta pyesin edhe në lidhje me jetën e saj private. 
Një prej ndjekësve e pyet Graceilën për ish-partnerin, Stine: “Dëshiron të bashkohesh me Nestin?”.

“Dëshirat dhe ndjenjat e brendshme nuk më pëlqen t’i shpreh. Do ishte një fjalim i gjatë. Jam në një fazë që as vet nuk e di. Nuk di as vetes t’i jap një përgjigje të saktë, ndaj nuk them as po, as jo. Kam nevojë për kohën, ajo tregon çdo gjë dhe më lejon të shoh atë dhe çdo gjë në vijim”, i përgjigjet Graciela publikisht.
© Panoramaplus.al
