31 Janar, 2019

Pasi Stine bëri publike ndarjen në “Instagram”, ish-partnerja e tij thyen heshtjen


Në fund të vitit të kaluar, këngëtari i njohur Stine bëri publike ndarjen e tij me partneren, Graceila Pashaj.

Në një postim në llogarinë e tij në “Instagram”, Stine i bëri një dedikim para të gjithë ndjekësve, duke e falenderuar për momentet e bukura dhe të vështira që kanë kaluar bashkë.

E tani për ndarjen ka folur edhe Graciela. Kjo e fundit ka qenë e ftuar në emisionin “Da’Sara show”, ku është shprehur se kur kanë qenë bashkë, ata kanë punuar shumë në studio.

“Ne kemi punuar gati një album, unë kam punuar goxha këngë te Nesti, shpresoj të më bëhet mbarë dhe t’i nxjerr!”.

Graciela ka shtuar se edhe pas ndarjes kanë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin, pasi janë prindër të një vajze.

© Panoramaplus.al