Regjisori Taika Waititi ka folur për fotot që bënë xhiron e rrjetit, ku shihej duke u puthur herë me Rita Orën e herë me aktoren Tessa Thompson.

Regjisori 45-vjeçar, tha në një intervistë të fundit se fotografitë virale nuk e shqetësuan atë, sepse ai nuk bëri “asgjë të keqe”, shkruan “Page Six”.

“Unë mendoj se në botën e internetit, gjithçka përhapet shumë shpejt,”- tha ai për “Sydney Morning Herald”. “Gjithsesi, unë s’po bëja asgjë gabim. Nuk ka asnjë problem”.

Treshja u pa në maj duke shkëmbyer puthje pasionante një ballkon në Sidnei pas një feste që zgjati gjatë gjithë natës në rezidencën e Waititi.

Vetëm disa ditë më vonë, Thompson u fotografua duke u puthur me modelin Zac Stenmark.

Aktorja dukej e dashuruar ndërsa bashkë me australianin, Stenmark, 29 vjeç, shkuan për një shëtitje në Sidnei, gjatë së cilës mezi i mbanin duart larg njëri-tjetrit.

Thompson tregoi në 2018 se ajo tërhiqet nga burrat dhe gratë njësoj, megjithëse nuk pranoi ta etiketonte veten si biseksuale.

Ora dhe Waititi dolën publikisht si çift në fund të prillit kur u paraqitën në premierën e “RuPaul’s Drag Race Down Under” në Shtëpinë e Operas të Sidneit.

Ai ka dy vajza me kolegen e tij regjisore, Chelsea Winstanley, ndërsa Ora më parë ishte e lidhur me Calvin Harris dhe kantautorin Andrew Watt.


