Prej disa javësh, këngëtarja Elsa Lila i është bashkuar rrjeteve sociale duke u rikthyer kështu sërish në qendër të vëmendjes.

Këngëtarja e cila është goxha aktive në Instagram shpesh herë ndan për ndjekësit kujtimet e saj. Artistja tashmë është gati të rikthehet në vendin e saj, dhe jo vetëm kaq, por edhe t’i rikthehet muzikës.
Lajmin e ka dha vetë Elsa, nëpërmjet rrjeteve sociale. “Faleminderit të gjithëve për mbështetjen! Ju dua dhe më mungoni. Shihemi shpejt në Shqipëri!, shkruan Elsa Lila, ku dhe nuk ka harruar të vërë hashtagun “New Song”, duke njoftuar kështu një produksion të ri muzikor. Me shumë interes është duke u pritur kjo këngë, duke qenë se prej shumë vitesh artistja ishte larguar nga skena muzikore.

Së fundmi këngëtarja ka publikuar një pjesë të këngës “Qan lulja për lulen” ku tregon se e ka kënduar në një koncert në Romë. Plot dhimbje artistja falënderon ndjekësit për mbështetjen që i kanë dhënë. Sakaq Elsa thekson se këtë këngë ia ka kënduar gjyshi i saj kur ajo ishte e vogël.
“’Qan lulja per lulen’, live ne nje koncert timin ne Rome!❤️ Faleminderit nga zemra plot dhimbje qe më keni dhënë mbeshtetje dhe dashuri!!!Kjo eshte nje kenge tradicionale qe me ka kenduar gjyshi kur kam qene e vogël. Uroj te gjitheve nje dite te mrekullueshme, ashtu sic meritoni të keni gjithe jeten!”,– shkroi këngëtarja krahas videos së publikuar.

Kujtojmë vetëm pak muaj më parë, Elsa Lila pushtoi mediat italiane dhe vendase, teksa u njoftua arrestimi i saj, së bashku me një grup kriminal në Romë. Këngëtarja e njohur u arrestua në mars te këtij viti pasi dyshohej për përfshirje në një organizatë kriminale, por pas hetimeve dhe provave këngëtarja u shpall e pafajshme dhe u lirua nga të gjitha akuzat. Avokati dhe njëherazi daja i saj, Sajmir Visha, tregoi asokohe se i gjithi ka qenë një keqkuptim. Ai theksoi se pafajësia e saj ka qenë e qartë që në momentet e para, por shumë persona kanë vjellë vrer ndaj këngëtares.


