Këngëtari i njohur Elton John dhe Britney Spears do të publikojnë duetin e tyre ‘Hold Me Closer’ të premten, më 26 gusht.

Kështu ka bërë të ditur këngëtari legjendar britanik në llogarinë e tij në Instagram, duke postuar njërën në kolazh me dy foto nga fëmijëria e tyre dhe dy fotot e fundit të dy këngëtareve.

“26 gusht #HoldMeCloser”, thuhet krahas fotove.
Një vit më parë, Elton John njoftoi tërheqjen e tij nga muzika me një turne të fundit dhe një album të quajtur ‘The Lockdown Sessions’. Ai përfshinte hitin ‘Cold Heart’, një nga këngët më të suksesshme të vitit të kaluar, në bashkëpunim me Dua Lipën dhe PNAU .

Tani, artisti po rikthehet sërish për Spearsm e cila tashmë është më e rifreskuar dhe e çliruar , pas problemeve të shumta që pati përgjatë këtyre viteve.
Dy artistat e mëdhenj me siguri kanë përgatitur një hit të vërtetë për ne, edhe pse do të duhet të presim deri të premten e ardhshme për ta dëgjuar.



