1 Gusht, 2021

Pasi mbajti ‘sekret’ shtatzënisë dhe djalin, Aurela Hoxha na prezanton fëmijën 3 muajsh, por fsheh partnerin milioner! Ç’po ndodh me jetën e re në Spanjë


Modelja Aurela Hoxha ka publikuar për herë të parë foto me fëmijën e saj 3 muajsh, por është kujdesur që të mbajë të fshehtë partnerin milioner, duke mos publikuar as foto e jo më identitetin e tij.

aurela hoxha (2)

Ashtu papritur, ajo ka shpërndarë disa foto në Instastory teksa mban fëmijën në krah, bashke më disa foto në plazh, ku tregon format e rikthyera pas lindjes në një kohë rekord.

aurela hoxha (8)

Të shumtë kanë qenë miqtë dhe ndjekësit që kanë uruar modelen, e cila tashmë është bërë nënë, një lajm që u publikua para dy muajsh, por që Aurela e konfirmoi vetëm tani. Kjo është hera e parë që modelja ka publikuar një foto të fëmijës së saj të parë, ndërkohë që është ndër të rrallat vajza të njohura që e mbajti shtazëninë të fshehtë, pasi nuk postoi asnjë foto në “Instagram” me barkun e rrumbullakosur.

aurela hoxha (1)

Jeta e re në Spanjë e ka detyruar Aurela Hoxhën që ajo ta fshehë këtë lajm të gëzueshëm. Një muaj më parë, burime pranë saj kanë treguar për gazetën se ajo ishte duke u marrë me procedurat ligjore të celebrimit dhe marrjes së rezidencës në Spanjë dhe ka qenë një sugjerim i avokates, që ajo mos të publikonte detaje nga jeta e saj private, pasi mund t’i prishin punë.

aurela hoxha (6)

Aurela ndoqi partnerin e saj, Albanin, për të jetuar në Spanjë, por pas një ndarjeje të shkurtër që patën, modelja u rikthye në Shqipëri. Megjithatë, çifti arriti të zgjidhte mosmarrëveshjet me njëri-tjetrin dhe u rikthyen sërish bashkë.

aurela hoxha (5)

Modelja e njohur, pasi ishte vendosur për të jetuar në Spanjë me partnerin e saj, u mësua se ishte shtatzënë. Përveç familjes që ka krijuar në Spanjë, Aurela ka krijuar dhe një linjë me bikini, që janë markë e saj. Ndërkohë, mediat publikuan në fillim të qershorit lajmin se Aurela kishte sjellë në jetë fëmijën e saj të parë në maj, një lajm që u përpoq ta mbante të fshehtë.

aurela hoxha (4)

Modelja dhe partneri i saj, Albani, pas gjashtë vitesh u bënë me djalë, por fillimisht lajmeve në lidhje me ardhjen në jetë të fëmijës së saj, Aurela iu përgjigj thjesht me një postim nga jeta e përditshme në Barcelonë. Kujtojmë që në ditën e Shën Valentinit, Aurela tregoi se ajo dhe partneri kanë gjashtë vite bashkë, ndërsa ndau edhe një moment të bukur me të në “InstaStory”.

aurela hoxha (3)

Mirëpo, edhe në atë rast u pendua dhe e fshiu postimin shumë shpejt, duke qenë se në raste të tilla legalizimi dokumentet në Spanjë, monitorohen edhe rrjetet sociale të aplikantëve.

aurela hoxha (9)

Këtë ditëlindje modelja Aurela Hoxha nuk e festoi me postime fotosh sensuale me bikini, por e shtrirë në krevatin martesor ku mbulonte barkun e rrumbullakosur me robdishambër. Aurela festoi 36-vjetorin mes luksit në Barcelonë, gjatë një feste intime me partnerin në pritje të fëmijës së tyre të parë.

aurela hoxha (7)

Ajo publikoi në llogarinë e saj në “Instagram” disa foto, ku shfaqej me një tortë në dorë dhe gati për të shuar qirinjtë, ndërkohë që barku i dukej mjaftueshëm.

aurela hoxha (4)

“Shpreh një dëshirë”, shkroi ajo krahas fotove, dy prej të cilave ishin brenda një vaske ku ishte kujdesur të fshihte barkun. Përveç urimeve nga miqtë nëpërmjet disa postimeve në “Instastory”, ajo tregoi se kishte marrë edhe një buqetë të madhe me trëndafila të kuq, që u nënkuptua që ishin nga partneri.

aurela hoxha (5)

Kjo ishte ditëlindja e parë që ajo festonte me ndjesinë e pritjes së ëmbël, ndërkohë që u rikthye sërish pranë Albanit, partnerit në Spanjë, një djalë i pasur nga Miloti. Modelja e njohur, pasi ishte vendosur për të jetuar në Spanjë me partnerin e saj, u mësua se ishte shtatzënë.

aurela hoxha (3)

E ftuar në “Shiko kush luan”, ku iu bënë disa pyetje ngacmuese për të kuptuar më shumë rreth marrëdhënies së saj me Albanin, ajo u përgjigj: “I kam thënë të dua dhe e kam puthur në buzë që në takimin e parë, sa zgjohem i them edhe atij të zgjohet, sepse më merr malli. Është shumë xheloz për çdo person që më afrohet, por ende nuk kemi folur për dasmën!”.

aurela hoxha (7)

Më pas, ajo tha se të gjitha përgjigjet e saj kishin lidhje me qenin e saj. “Unë iu përgjigja të gjitha pyetjeve, sepse ju nuk m’u drejtuat me emër, pikët i meritoj, sepse nuk kam gënjyer. Ishin të gjitha për Rekun. Kush më njeh, e di që ai është dashuria ime më e madhe!”, tha Aurela.

aurela hoxha (8)

Kaq u desh dhe komentuesit zbuluan se deklarata e saj kishte nënkuptim brenda dhe që bëhet fjalë për ndarjen e saj nga i dashuri në Spanjë dhe kthimin në Shqipëri. E pas bisedimeve me partnerin milioner, ata kanë sheshuan çdo mosmarrëveshje, ndërkohë që ishin gati të krijonin familjen e tyre të re.

aurela hoxha (9)

Fotot e vetme ku Aurela shihet pranë partnerit, u publikuan kur “Panorama Plus” arriti të siguronte fotot e çiftit teksa pushonin në plazhet e Jugut. Modelja, e cila vetëm pak kohë më parë tregoi planet për dasmë, u rikthye në Shqipëri në fund të vitit që lamë pas, për të udhëtuar sërish drejt Spanjës në fillim të janarit.

aurela hoxha (12)

Ndërkohë, ç’ndodhi me jetën private të Aurelës, pasi nuk shihej më në Tiranë dhe ishte vendosur pranë të dashurit misterioz në Spanjë?

aurela-hoxha3

Gjatë një interviste, modelja e njohur rrëfeu se kishte zgjedhur të jetonte atje për shkak të punës, ndërsa zbuloi edhe detaje nga romanca e saj, pa diskutim ky një rrëfim në ditët më të mira.

aurela-hoxha2

“Nuk jam vetëm dhe nuk dua të them që kjo është arsyeja që më mban në Spanjë, sepse kudo që të jem, do të ishim bashkë. Për momentin jemi atje, sepse unë po punoj. Bëra këtë zgjedhje për shumë arsye. Doja të bëja diçka tjetër në Shqipëri, kam filluar punë shumë e vogël dhe i kam provuar pothuajse të gjitha”, tha Aurela Hoxha.

aurela-hoxha1

Ajo gjithashtu foli para pak muajsh edhe për planet që kishin bërë për martesë, duke thënë se dëshironte të bënte një dasmë të madhe tradicionale shqiptare. Megjithatë, shtoi se mënyrën e organizmit të dasmës do t’ia linte në dorë partnerit të saj.

/Panoramaplus.al

aurela hoxha (2)

aurela hoxha (7)

aurela hoxha (1)

aurela hoxha (7)

aurela hoxha (4)

aurela hoxha (4)

aurela hoxha (3)

© Panoramaplus.al