5 Qershor, 2023

Pasi kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë, reagon për herë të parë Klea Huta: E lumtur dhe e plotësuar!


Çifti i njohur i showbizit shqiptar, Klea Huta dhe Elgit Doda kurorëzuan mbrëmjen e djeshme dashurinë e tyre në martesë.

Me një ceremoni shumë të veçantë në jug të vendit, para djalit të tyre Krid, familjarëve dhe miqve, çifti i thanë njëri-tjetrit “PO”.

E pas përfundimit të dasmës, këngëtarja ka bërë një postim ku falenderon të gjithë të dashurit e saj dhe veçanërisht partnerin e saj Elgitin. Teksa ka ndarë dhe disa nga fotot e ceremonisë, Klea shkruan:

“E lumtur dhe e plotesuar! Faleminderit cdokujt qe sot ndan kete moment me ne, e lumtur t’ju kem. Faleminderit Zotit per cdo bekim, jam mirenjohese! Elgit Doda Faleminderit ty per gjithcka.. Te dua! Gezuar ditelindjen jeta ime @kriddoda, mami dhe babi do perpiqen gjithe jeten te te dhurojne vetem kujtime te lumtura“.

Kujtojmë se aktorja i dedikoi dhe disa fjalë emocionuese këngëtarit, i cili u përlot gjatë momentit të betimeve:

 “Të pakta janë herët ashtu siç ndodh në jetë, kur kemi menduar t’i japim fund. Por sot jemi këtu për të thënë që fati na ka destinuar të jemi bashkë. Shpirti im e mban mend kur kërkoje diell në sytë e mi dhe brenda teje kishte stuhi?! Sepse dashuria kështu është, mot i paqëndrueshëm, por që ngroh dhe ndriçon jetën e atyre që dashurojnë fort”, u shpreh Klea.

© Panoramaplus.al