“McDonald’s” ka krijuar një vakt të ri të quajtur si grupi i njohur korean “BTS”.

Mirëpo, kjo ka shkaktuar një bum porosish e si pasojë, shumë pika të “McDonald’s” në Indonezi janë mbyllur përkohësisht, raporton “ABC Neës”.
Xhakarta dhe disa qytete të tjera kanë mbyllur të paktën 13 pika shitjesh të “McDonald’s”, që janë “pushtuar” nga një numër i madh shoferësh që shpërndajnë ushqimin. Kjo pasi numri i porosive online për ushqimin “BTS” u bë i papërballueshëm.

Vakti përfshin dy salca speciale të zgjedhura nga anëtarët e grupit, 10 krahë pule, patate të skuqura dhe një cola.
“Ne mbyllëm përkohësisht 4 nga 6 dyqanet e ‘McDonald’s’ këtu në Semarang për disa ditë,“- tha Fajar Purëoto, kreu i agjencisë së rendit publik të Xhakartas. “Nuk duam që Semarang të jetë përsëri në zonën e kuqe COVID-19″.
Ushqimi ‘BTS’ u bë i disponueshëm në Indonezi dje, por ka qenë në dispozicion në dhjetra vende që nga maji. Madje, disa njerëz kanë shitur në internet paketimet e vakteve ‘BTS’ për qindra dollarë.

Drejtoresha e komunikimit të ‘McDonald’s’ në Indonezi, Sutji Lantyka tha se vaktet do të ishin në dispozicion deri në muajin e ardhshëm, kështu që fansat nuk kishin pse të nxitonin.
“Mbyllja e përkohshme është për të shmangur turmat dhe radhët për porositë. Ne kërkojmë falje për shqetësimin,“- tha ajo.

Zëvendësguvernatori i Xhakartës, Ahmad Riza Patria tha se pikat e shitjes mund të gjobiten për shkeljen e protokolleve shëndetësore. Gjoba në këtë rast është 50 milionë rupia [4,500 dollarë).
Grupi ‘BTS’ është shumë i njohur në Indonezi, por reagimi i fansave ishte i papritur për të gjithë. Disa fansa, madje, kishin kursyer për të blerë ushqimet.
© Panoramaplus.al
