19 Gusht, 2023

Pasi konfirmuan lidhjen, partneri i Jori Dellit publikon foton e saj dhe na i bëri ‘sytë zemra’!


Prej disa ditësh tashmë, ish-banorja e Big Brother VIP, Jori Delli është në qendër tëvëmendjes dhe kjo pas romancës së re që bukuroshja ka nisur me reperin e njohur italian Fred De Palma.

Fillimisht ishte vetë artisti i cili publikoi foton duke u puthur me një vajzë të cilës nuk ia kishte zbuluar portretin por ndjekësit e identifikuan menjëherë si ish-banoren BBV.

Më pas ishte Jori ajo e cila konfirmoi zërat teksa publikoi pamje të reperit gjatë një koncerti ku ai dëgjohej duke thënë: “E dashura ime është shqiptare”.

E së fundmi, Fred ka ndarë në InstaStory një foto të Jorit, duke konfirmuar gjithashtu lidhjen e tyre. Modelja shihet teksa është e shtrirë në makinë, teksa e ka ripostuar foton duke e shoqëruar me disa emoji me zemra.

© Panoramaplus.al