Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa, njoftoi disa ditë më parë se do të përfundojë turneun e saj “Future Nostalgia’ në zemër të Tiranës, ditën e flamurit.

“Mezi pres me ju pa në 28 Nëntor për Ditën e Flamurit dhe për 110-vjetorin e Pavarësisë. Ju dua shumë!”, theksoi Dua Lipa në një videomesazh në Instagram.
Mirëpo të gjithë janë kurioz të dinë nëse duhet të paguajnë për të parë Dua Lipën në sheshin ‘Skënderbej’?
Jo, njerëzit nuk do të paguajnë për të parë ‘live’ këngëtaren dhe lajmi është konfirmuar nga vetë Kryetari i Bashkisë nëpërmjet një postimi në “Twitter”.

Kujtojmë se në muajin gusht, Dua Lipa zhvilloi në Tiranë festivalin e “Sunny Hill” që bëri bashkë artistë vendas dhe të huaj. Vetë Dua Lipa nuk performoi, për arsye që nuk dihen. Më pas u bë e ditur se Dua Lipa do të vijë me një koncert tjetër në muajin nëntor.
Koncerti i Dua Lipës përkon dhe me Kryeqytetin Europian të Rinisë ku janë zhvilluar mbi 1 mijë aktivitete të ndryshme sportive dhe kulturore. Vetëm pak ditë më parë, Tirana u shpall fituese për vitin 2023 edhe si “kryeqyteti europian i sportit”.


