Prej disa kohësh në mediat rozë qarkullonte lajmi se Ledri Vula dhe partnerja e tij Sara Hoxha do të bëheshin prindër për herë të parë.
Të dy qëndruan të heshtur, deri ditën e djeshme kur këngëtari konfirmoi në emsionin “E diell” se së shpejti do të behet baba i një vajze.

Megjithatë vëmendjen e mori puthja në faqe që ai i dhuroi moderatores së emisionit, Fjoralba Ponarit.
Ndërsa ajo i kërkoi të bënte një gjest romantik, këngëtari u ngrit dhe e puthi në faqe.
“Ti je djalë romantik, më bëj një gjest romantik këtu në skenë”- tha Fjoralba.
“Ke besim tek unë?”– I tha Ledri.

“Varet (qeshin)”- shtoi moderatorja.
“Mbylli sytë”- i kërko këngëtari, i cili u ngrit në këmbë dhe e puthi në faqe.
Më pas iu përgjigj: “Më romantik nuk e di, s’kam as lule, të këndoja një këngë.”

Ky gjest nga ana e Ledrit është keqinterpretuar nga disa njerëz, të cilët nuk e kuptuan se ishte thjesht një shaka.
Teksa Fjoralba Ponari zhvilloi një mini-intervistë me ndjekësit e saj, një prej fansave e pyeti: “Puthte mirë Ledri eee?”
Por moderatorja i sqaroi ndjekësve se gjithçka është bërë thjesht për show.
“Po të kthej të njëjtën përgjigje që ktheva me mesazhe në Instagram: Jeta do të ishte më e lehtë për të gjithë ne, sikur të bënit dhe ju diferencën mes shopë-t dhe jetës reale,”- shkroi ajo.



