Këngëtari i njohur Blero Muharremi vetëm dy muaj pas ndarjes nga ish-bashkëshortja e tij Afrona Dika, zbuloi për fansat se kishte rigjetur sërish dashurinë.

E teksa në rrjetet sociale ai shprehej se kishte gjetur dashurinë e jetës, ku herë pas herë ndante foto krah saj duke mos i zbuluar identitetin, së fundmi këngëtari habiti të gjithë me postimin e tij ku linte të kuptohej se i kishte dhënë fund dhe kësaj romance e cila nuk zgjati gjatë.
Në foton e postuar në Instagram, Blero shkroi: “Dhe më pas ajo bëri 26 vjeç. Fund!”.

Dhe pse postimi i ka bërë konfuz fansat e këngëtarit, duket se me këtë deklaratë Blero konfirmoi ndarjen. Madje ai ka postuar sërish një status ku duket se tashmë i ka thumbuar të dyja ish-partneret e tij.
“E rënda është që exat janë kapur me njëra-tjeteën tani. Kanë harruar që janë X-a”, është shprehur ai, duke i bërë ndjekësat konfuzë me deklaratën e tij.



