26 Gusht, 2023

Pasi konfirmoi romancën me regjisorin e njohur, Dua Lipa po planifikon të bëhet nënë? Ja çfarë tha këngëtarja


Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa është një ndër artistet më të komentuara të momentit e cila po korr suksese të një pas njëshme.

Së fundmi ajo ka zhvilluar një set fotografik dhe një intervistë për revistën e njohur “Vogue France”, ku përveç projekteve për të ardhmen ajo ka folur edhe për planet për tu bërë nënë.

Dua u shpreh se nuk ka planifikuar asgjë, teksa shtoi se do të bëhet nënë sapo të vijë momenti i duhur.

Hmm, mbase. Asgjë s’është e planifikuar. Kur të vijë momenti i duhur, do e di. Por, deri atëherë, kam prioritete të tjera. I vetmi bebush për të cilin po mendoj tani është albumi im i ri.”- tha Dua duke qeshur.

Ndër të tjera interpretuesja e hitit “Levitating” rrëfeu se tashmë ka më shumë kohë që t’i përkushtohet pasioneve të saj.

Mendoj se gratë kanë kërkuar një rol në shoqëri që u është ndaluar më parë. Por, a është zhdukur dëshira për të bërë fëmijë? Mendoj se gratë duan që t’i bëjnë gjërat në paqe dhe të mos ndihen fajtore se zgjedhin veten. Për mua, është shumë e rëndësishme që të respektohen zgjedhjet e grave”, tregoi këngëtarja.

Kujtojmë që disa muaj më parë Dua konfirmoi lidhjen me ish-partnerin e Rita Orës, regjisorin e njohur francez Romain Gavras.

 

© Panoramaplus.al