Kejvina Kthella dhe i dashuri i saj, të cilin e kishte mbajtur të fshehtë, u filmuan pak ditë më parë gjatë kohës që po udhëtonin në Bodrum, Turqi.

Dyshja ishte nisur për të kaluar disa ditë relaksi jashtë vendit, por udhëtimi u kthye në makth për modelen seksi, e cila në pamjet e filmuara nga këngëtarja serbe, Jelena Karleusa, shihet e panikosur nga zjarri që ka rënë në Turqi.
Ndonëse imazhi i mashkullit misterioz që e shoqëronte ish-velinën në këto ditë të nxehta u zbulua, ende nuk dihet emri i tij.
Pas këtyre lajmeve, Kejvina ka marrë një vendim të rëndësishëm për rrjetet e saj sociale. Biondja seksi ka lajmëruar ndjekësit e saj në Instagram se për një kohë të caktuar nuk do të jetë më prezente në këtë rrjet social.

“Përshëndetje shokë e shoqe! Kam vendosur të çaktivizoj profilin tim të Instagram-it për një periudhë pasi kam nevoj të marr pak kohë për veten time të qetësoj mendjen e shpirtin tim. E do rikthehem me gjëra të mira e gjëra të bukura! E di që do ju mungoj. Por do e kaloni edhe këtë. Ju duaa”, shkroi ajo në një postim në Instastory.

Kjo tregon se Kthella ka zgjedhur të “zhduket” për pak kohë, për t’iu shmangur vëmendjes së publikut, në mënyrë që marrëdhënia e saj të vazhdojë të mbetet e fshehtë.
Modelja e Instagram është përfolur shumë për jetën e saj private dhe vetëm pak kohë më parë iu zbulua lidhja jashtëmartesore me Redjan Rrajën, person i dyshuar si organizator i atentatit ndaj prokurorit Ardjan Ndoj, në autostradën Durrës-Tiranë.

Ishte “Gazeta Panorama” që bëri publike në janar të këtij viti dëshminë e Kejvina Kthellës, e cila u mor në pyetje, duke qenë se një natë para ngjarjes kishte fjetur në shtëpinë e saj me Redjan Rrajën, i cili është i martuar.
Ndërkohë në një përgjim i telefonatës së vjehrrës së Redjan Rrajës me një mikeshë të saj, u zbulua se lidhja jashtëmartesore ishte mësuar edhe nga bashkëshortja e Redjanit, Odesa Rraja.


