Moderatorja e njohur, Marina Vjollca është goxha aktive në rrjetet e saj sociale ku shpesh herë ndan me ndjekësit situata të ndryshme me të cilat aji përballet gjatë përditshmerisë së saj.

Disa ditë më parë, Marina i shqetësoi fansat e saj pasi publikoi foton me të dyja duart e fashuara. Më pas ajo i sqaroi ndjekësit e saj se i kishte djegur duart i ka djegur në vaj, teksa falënderoi ata që ishin shqetësuar mbi gjendjen e saj shëndetësore.

“Dua ta nis këtë video me një falënderim nga zemra për të gjithë ju që jeni shqetësuar për gjendjen time. Sot nuk ka qene dhe një ditë e lehtë. E kam nisur ditën duke u përcëlluar me vaj, kjo dora është ajo që më është dëmtuar goxha. Shpresoj që me mjekimin e duhur që po e marr te QSUT që plagët të mos jenë të dukshme”-tha Marina ndër të tjera.

Mirëpo duket se problemet për moderatoren nuk paskan fund gjatë këtij muaji dhe këtë gjë ajo e ka vënë në dukje vetë, teksa i pyeti ndjekësit se ‘si kishte shkuar gushti’.

E pak më parë, Vjollca publikoi një foto ku tregonte se ishte zgjuar me dhëmballë të ënjtur, teksa pyeste nëse do të ketë më shqetësime për moderatoren.
“Jam zgjuar me dhëmballë të ënjtur. A ka më për mua?”- shkroi Marina në postimin e saj në InstaStory.


