Marrëdhënia e Keisit dhe Stresit ka qenë në qendër të vëmendjes për një kohë të gjatë, për shkak të ndarjeve dhe rikthimeve të tyre të vazhdueshme.
Në një intervistë, reperi deklaroi se marrëdhënia e tyre aktualisht është në një “pauzë” dhe se janë në kontakt me njëri-tjetrin.
Ndërsa në një postim në Instagram, Keisi la të nënkuptohet se kishte nisur një lidhje të re, por shumë shpejt i hodhi poshtë këto lajme.
Së fundmi, ajo publikoi një foto në rrjetet sociale të një rrugë me ulje e ngritje të vazhdueshme dhe në mes të saj shkruhej: “Ishte vetëm një ëndërr!”
Nuk dihet nëse kjo i referohet marrëdhënies së saj me Stresin, pas herë pas herë të dy i hedhin “kunja” njëri-tjetrit në rrjetet sociale.
Pas lajmit se Keisi kishte nisur një lidhje të re, reperi reagoi publikisht duke thënë: “Unë s’kam urrejtje ndaj teje, për mua mjafton të jesh mirë kudo të jesh, tjerat vijnë e shkojnë.”
Kjo gjë e irritoi ish-partneren e tij, e cila iu kundërpërgjigj po ashtu publikisht, duke i kujtuar faktin se u kap në shtrat me një femër tjetër.
“Imagjino ç’bëhet për një djalë imagjinar që nuk është parë me sy, bëhet dhe lajm portalesh mundësisht. Ndërkohë të tjerët që janë të martuar, kapen në hotele me femër tjetër dhe prap s’dalin me shpirt të shëmtuar. Hajde botë hajde. Gjithsesi, gjithsecili e tregon veten në fund,”– shkroi ajo.
Ata janë ende të martuar me njëri-tjetrin, por largësia mesa duket ka qenë e papërballueshme dhe është bërë shkak për problemet mes tyre, duke i dhënë fund marrëdhënies.
Keisi jeton në Kanada aktualisht, ndërsa Stresi në Shqipëri ku po përgatitet për projektet e reja muzikore.























