16 Qershor, 2020

Pasi i dha fund martesës 10-vjeçare, Megan Fox konfirmon lidhjen me reperin, fotografohen duke u puthur


Megan Fox kanë konfirmuar romancën e re me Machine Gun Kelly pas ndarjes së saj nga bashkëshorti Brian Austin Green.

Çifti i famshëm i shokuan të gjithë kur njoftuan se i dhanë fund martesës gati 10 vjeçare.

Vetëm disa javë pasi 46-vjeçari Brian, foli për ndarjen e tyre Megan bëri publike lidhjen me reperin pasi u panë bashkë në një lokal në Los Angeles.

Në një foto të pubikuar online, ata shihen duke mbajtur duart dhe duke u puthur me njëri-tjetrin në makinë.

Aktorja u shfaq për herë të parë me reperin në videokipin e tij muzikor të këngës Bloody Valentine.

Ndërsa Brian është parë nën shoqërinë e modeles 25-vjeçare Courtney Stodden në fundjavë.

Green foli për herë të parë për ndarjen nga aktorja në podcast-in e tij.

“Unë dhe Fox jemi ndarë para disa muajsh pasi kuptuam se po shkonim në rrugë të ndryshme,”– u shpreh ai.

Green dhe Megan janë martuar në vitin 2010 dhe kanë tre fëmijë së bashku.

 

Ai tregoi se ishte vendimi i aktores për tu ndarë pasi u kthye nga disa javë xhirimi për një projekt.

“Ajo më tha se ndërsa ishte jashtë vendit duke punuar vetëm, kuptoi se ishte vetvetja dhe se i pëlqeu ajo përvojë, si edhe do të dëshironte ta provonte,”– u shpreh Green. ”“Unë unë u mërzita për këtë, por nuk mund të mërzitem me të sepse nuk ishte ajo që e kërkoi atë ndjenjë.

Aktorja kohët e fundit është para nën shoqërinë e muzikantit Machine Gun Kelly, për të cilin Green tha se duket “një djalë i mirë”, duke shtuar se janë vetëm miq.

“Është e rëndësishme për mua që njerëzit të mos trajtojnë askënd si të keq apo viktimë në këtë situatë,”- tha ai.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al