15 Nëntor, 2022

Pasi hoqi gjysmën e stafit nga puna Elon Musk gati “të vdes urie” pjesën tjetër të punonjësve


Punonjësit e Twitter-it, së shpejti do të duhet të paguajnë vetë ushqimet e tyre.

Miliarderi Elon Musk tha se do të heqë ushqimet falas të servirura në selinë e Twitter në San Francisko, sepse i kushtonte kompanisë rreth 400 dollarë për punëtor. Musk përfundoi blerjen e tij prej 44 miliardë dollarësh të Twitter muajin e kaluar dhe shkarkoi menjëherë rreth gjysmën e fuqisë punëtore prej 7,500 personash.

Ai gjithashtu vazhdoi të mandatonte një kthim në zyrë dhe vuri në dukje mungesën e punonjësve si rritje e kostos së programit të drekës falas. Musk shkroi në Twitter se ofrimi i ushqimeve falas në kafenenë e kompanisë ishte bërë i paqëndrueshëm sepse “pothuajse askush nuk erdhi në zyrë”, ai vlerësoi se vaktet falas i kushtojnë kompanisë rreth 13 milionë dollarë në vit.

 

 

Një punonjëse e Twitter, e cila u largua pasi Musk mori detyrën, mohoi pretendimet e tij disa orë më vonë, duke thënë se vaktet falas i kushtojnë kompanisë jo më shumë se 25 dollarë për person në ditë.

“Kjo është një gënjeshtër. Unë e drejtova këtë program deri një javë më parë, kur dhashë dorëheqjen sepse nuk doja të punoja për @elonmusk”, shkroi në Twitter Tracy Hawkins, ish-zëvendëspresidentja e transformimit të punës në Twitter. “Për mëngjes dhe drekë kemi shpenzuar 20-25 dollarë në ditë për person. Kjo u mundësoi punonjësve të punonin gjatë drekës. Pjesëmarrja ishte nga 20-50% në zyra”- shtoi ajo. Musk u përgjigj, duke thënë se të dhënat e kompanisë tregojnë se zënia e zyrave arriti kulmin në 25%, me një mesatare prej rreth 10%. “Ka më shumë njerëz që përgatisin mëngjes sesa hanë mëngjes”, tha Musk. “Ata as që shqetësohen të shërbejnë darkën, sepse nuk ka njeri në ndërtesë.” Vendimi i Musk për të mos paguar ushqimin ndezi debat në Twitter, me shumë që e akuzuan miliaderin se u përpoq të “vdiste urie” punonjësit e tij.

“Ai shkarkoi 3/4 e punonjësve, tani ai po planifikon t’i vdesë urie pjesën tjetër të tyre, “tha një përdorues. Të tjerë, megjithatë, theksuan se dreka falas është larg normës në shumicën e zyrave, madje edhe për një kompani teknologjike. “A mendon ndokush vërtet se kompanitë që nuk ofrojnë drekë falas po vdesin nga uria punonjësit e tyre?” ka postuar një përdorues në Twitter. “Unë kurrë nuk kam punuar askund ku dreka ishte falas, por disi mbijetova.

 

 

 

 

© Panoramaplus.al