9 Shtator, 2023

Pasi Gigi Hadid dhe producenti i njohur kapen ‘mat’ së bashku, flasin burimet pranë dyshes: Ata e pëlqejnë njëri-tjetrin…


Modelja e njohur Gigi Hadid mesa duket ka nisur një lidhje të re dashurie me producentin e njohur Cole Bennett.

Sipas një burimi të afërt me Hadid, kjo e fundit po i jep një shans të dytë dashurisë me 28-vjeçarin, pasi prej vitesh dyshja njihen së bashku.

Ata e pëlqejnë shumë njëri-tjetrin”– tha burimi për Us Weekly, duke treguar kështu se këtë lidhje Gigi e sheh më të arsyeshme sesa romancat e tjera të dashurisë.

Vetëm dy javë më parë Hadid u fotografua teksa dilte nga një festë në një shtëpi në Los Angeles përkrah Bennett, ndërsa dyshja u panë duke u futur në të njëjtën makinë.

Kujtojmë që modelja është nënë e një fëmijë të cilin e ndan me ish-yllin e grupit të njohur muzikor “One Directon”, Zayn Malik.

© Panoramaplus.al