3 Korrik, 2021

Pasi foli për orientimin e saj seksual, Demi Lovato fotografohet dorë për dore me këngëtaren e famshme


Demi Lovato dhe Noah Cyrus janë fotografuar të kapur për dore të martën, shumë muaj pas thashethemeve se vajzat po shijojnë një romancë të bukur.

demi lovato noah cyrus (3)

Lovato, e cila u deklarua si jo binare në maj, dhe Cyrus, morën pjesë në paradën “Space Jam: A New Legacy” në Magic Mountain në Valencia, Calif, shkruan “Page Six”.

demi lovato noah cyrus (5)

Dyshes iu bashkua edhe shoku i vjetër i Lovato-s, Matthew Scott Montgomery.

demi lovato noah cyrus (13)

Këngëtarja e “Sorry Not Sorry” dhe motra e vogël e Miley Cyrus u bashkuan në fillim të këtij viti për të regjistruar këngën “Easy” për albumin e fundit të Lovato, “Dancing with the Devil… the Art of Starting Over”.

demi lovato noah cyrus (12)

Një burim i tha “Page Six” ekskluzivisht në atë kohë se sjellja e tyre gjatë seancave të regjistrimit i bëri njerëzit të dyshonin se ishin më shumë sesa mikesha.

demi lovato noah cyrus (11)

Ato janë shumë të afërta dhe kanë qëndruar shumë bashkë,”- tha një burim, i cili madje tha  që çifti mund të kishte filluar lidhjen.

demi lovato noah cyrus (10)

Sidoqoftë, një burim i dytë i quajti thashethemet “të çuditshme” dhe këmbënguli se ata ishin vetëm miq.

demi lovato noah cyrus (9)

Pas performancës së tyre, Lovato ndau një foto nga performanca dhe falënderoi Cyrus për bashkimin me të në skenë.

demi lovato noah cyrus (6)

Cyrus u përgjigj në seksionin e komenteve, “faleminderit që më ftove.”

demi lovato noah cyrus (2)

Lovato më parë ka qenë në lidhje me Joe Jonas dhe Wilmer Valderrama dhe ka qenë po ashtu e fejuar për pak kohë me aktorin Max Ehrich në vitin 2020. Cyrus, nga ana e saj, është ndarë nga reperi Lil Xan në 2018-ën.

© Panoramaplus.al