27 Shtator, 2021

Pasi fitoi lirinë, Fjolla Morina bëhet e “gjallë” në rrjete sociale! Ja detajet që ngrenë dyshimet se këngëtarja është ndarë nga bashkëshorti biznesmen


Këngëtarja Fjolla Morina është rikthyer në rrjete sociale që pas daljes nga paraburgimi, pasi u dënua me gjashtë vite burg nga Gjykata e Kukësit, për “trafikim të armëve dhe municioneve” në Shqipëri.

fjolla morina (2)

Ajo publikoi sot në llogarinë e saj në Instagram një foto me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor. Në të, këngëtarja shihet së bashku me vajzën e dytë, Alayah, e cila nis klasën e parë.

fjolla morina (9)

Fjolla zgjodhi një kostum të bardhë për këtë ditë të rëndësishme të vajzës së saj, së cilës i bëri një dedikim: “Një fillim i ri sot për ty vajza ime e vogël. Jam shumë krenare me ty. Suksese për ty dhe për të gjithë fëmijët anë e kënd botës”.

fjolla morina (6)

Ndërkohë, Fjolla dhe bashkëshorti i saj, Fisnik Syla, kanë ngritur dyshimet e para se mund t’i kenë dhënë fund martesës.

Biznesmeni ka fshirë të gjitha fotot nga profili i tij në Instagram dhe nuk e ndjek më vajzën e madhe të Fjollës, Ledianën dhe anasjelltas.

Dyshja u martuan në një ceremoni private në Maldive, ku i thanë “Po” përgjithmonë njëri-tjetrit. Megjithatë, duket se mes tyre kanë lindur disa probleme që i kanë shtyrë të ndërpresin kontaktet.

fjolla morina (10) fjolla morina (4) fjolla morina (3) fjolla morina (8) fjolla morina (1) fjolla morina (3) fjolla morina fisnik syla (7)

© Panoramaplus.al