1 Tetor, 2021

Pasi fitoi lirinë, Britney Spears nis pushimet romantike me të fejuarin! Këngëtarja pozon totalisht e zhveshur


Këngëtarja Britney Spears, e cila fitoi dje lirinë nga babai i saj konservator, zgjodhi të festonte duke udhëtuar së bashku me të fejuarin e saj, Sam Asghari.

britney spears (4)

Ylli i muzikës pop, 39 vjeç, postoi disa fotografi në llogarinë e saj në Instagram, në të cilat pozoi totalisht nudo para një vaske. Sipas “Page Six”, ajo mbuloi pjesët intime vetëm me emoji-t e disa luleve rozë.

britney spears (1)

Postimi tregoi se këngëtarja kishte zgjedhur një plazh të izoluar për të kaluar disa ditë relaksi nën shoqërinë e partnerit të saj. Në këto imazhe, artistja shfaqet e veshur me bikini në ngjyrë të kuqe vetëm në pjesën e poshtme, ndërsa gjoksin e mbulon me duar.

britney spears (2)

Asghari, 27 vjeç, i tregoi fansave të tij në Instagram disa video ku shfaqej së bashku me Britney-n duke shijuar një shëtitje me varkë dhe një tjetër me aeroplan.

Koha për të festuar Britney Spears,” shkroi ai.

Britney donte të largohej dhe të pushonte me të fejuarin e saj,”- tha një burim. “Ajo nuk mori pjesë në seancën gjyqësore. Ajo bisedoi shumë me avokatin e saj para seancës dhe besoi se ai do t’i jepte fund kësaj pune, dhe në fakt kështu bëri.

britney spears

Gjyqtarja e Gjykatës Superiore të Los Anxhelosit, Brenda Penny, theksoi faktin se ishte në interesin më të mirë të Britney-t që të hiqte menjëherë Jamie-n, 69 vjeç, si kujdestar të saj.

Britney shpërtheu në lot kur dëgjoi vendimin e gjyqtarit,“- tha burimi. “Ajo kishte filluar të mendonte se nuk do ta shihte kurrë ditën kur kontrolli dominues i babait mbi çdo aspekt të jetës së saj do të përfundonte, por më në fund ndodhi.

Një seancë dëgjimore për të trajtuar përfundimin e kujdestarisë është caktuar më 12 nëntor.

britney spears (12) britney spears (1) britney spears (2) britney spears (6)

© Panoramaplus.al