6 Qershor, 2019

Pasi fansat u nxehën me të për postimin e bujshëm për Fiter Bajram, Elvana Gjata reagon kështu…


Me anë të një postimi ku uroi festën e Fiter Bajramit, këngëtarja e njohur Elvana Gjata hapi debat mes ndjekësve të saj të shumtë.

“Gëzuar festen e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve Myslimanë! #eidmubarak”, shkruante ajo në postimin që bëri në profilin e saj në “Instagram”.

Deri këtu çdo gjë në rregull, por fotografia që kishte përzgjedhur ishte ajo që nuk u pëlqeu aspak fansave. Në foto shfaqeshin disa gra myslimane të mbuluara duke u falur.

Ndjekësit e këngëtares nuk e pranonin lidhjen e fotos me situatën në Shqipëri. “Ok gëzuar, por kjo foto nuk ka të bëjë më islamin në Shqipëri. Është qesharake, lidhet më shumë me islamin në vendet arabe ose gjetkë”!

“Foto e frikshme, më kap panik”. Çfarë janë këto hije të bardha na fëlliqe Shqipërinë”, ishin disa nga komentet që u bënë në këtë fotografi.

Fillimisht Elvana nuk reagoi në lidhje me këto komente, por tani ajo e ka fshirë foton e bujshme. Nëse shikoni te llogaria e këngëtares në “Instagram” kjo foto që uronte Fiter Bajramin nuk ndodhet më.

Ndoshta kjo ishte një mënyrë e këngëtares për të shmangur debate të mëtejshme, edhe pse disa ndjekës e quajtën një gjest fisnik këtë postim të këngëtares.

“Bravo @elvanagjataaaa pavarësisht që s’je myslimane, e urove Bajramin në mënyrën më të mirë dhe të sinqertë të mundshme. Yll”.

© Panoramaplus.al