E tradhtoi katër herë, por mesa duket kjo nuk qenka një problem për të.

Po flasim për Khloe Kardashian dhe Tristian Thompson të cilët mesa duket do të bëhen prindër për herë të dytë. Ky lajm është bërë i ditur nga një përfaqësues i familjes së famshme Kardashian, i cili duke iu referua vajzës 4 vjeçare të yllit televiziv është shprehur se “True do të ketë një motër ose vëlla”.

Ylli i “The Kardashian dhe basketbollisti do të sjellin në jetë një fëmijën e dytë përmes një nëne surrogate.
Ju kujtojmë që ky vendim vjen pas ndarjes së tyre më të fundit, e cila erdhi pasi ai lindi fshehurazi një fëmijë me modelen e fitnesit Maralee Nichols ndërsa ishte në një lidhje me yllin e realitetit televiziv.

Ylli i NBA-së e tradhtoi për herë të parë Kardashian në vitin 2018 ndërsa ajo ishte shtatzënë me True. Ai më pas e bëri atë përsëri në 2019 me ish-shoqen e ngushtë të Kylie Jenner, Jordyn Woods. Dhe në vitin 2021, kishte pretendime se ai kishte fjetur me modelen Sydney Chase.
Ky fëmijë do të jetë i katërti për Tristian dhe i dyti për Khloe Kardashian.


