
Vesa ka folur sot në në “Wake Up”, rreth eksperiencës së saj në këtë shtëpi, por nuk kurseu as disa fjalë për Heidin, që sipas saj, po luan me ndjenjat e Romeos.
Ajo u shpreh se dikur besonte tek dashuria e tyre, por kohët e fundit, nga shumë situata të ndodhura, mendon që Heidi po luan me të.
“Pas kësaj që ka ndodhur me mua, jam në mëdyshje që Heidi është duke luajtur me ndjenjat e Romeos. Nëse do e donte Romeon kaq shumë, nuk do më kishte nxjerrë në nomimin. Ajo e donte që kisha marrëdhënie të mirë me Romeon. Unë i rrija pranë në ato momente shumë të vështira”, u shpreh Vesa.
Kujtojmë se Vesa u eliminua pas një nominimi të bërë nga Heidi, e cila si lidere e shtëpisë, duhet të çonte në nominim 4 persona, ku ajo përzgjodhi Vesën, Rozën Françeskën dhe Ledjonën.
Ku eliminim i Vesës shkaktoi debate edhe mes çiftit Heidi-Romeo, ku ky i fundit u shpreh i zhgënjyer nga Heidi me futjen e Vesës në katërshen e të nominuarve.
© Panoramaplus.al
