Modelja e njohur Aurela Hoxha e ka ruajtur gjithmonë me fanatizëm jetën e saj private.

Afro dy vite më parë, bukuroshja u bë nënë e një djali, të cilin e quajti Alaron. Ndërsa disa muaj më parë ajo i habiti të gjithë kur zbuloi se ka sjellë në jetë një vazjë, ku përgjatë atyre muajve Aurela u kujdes që ta mbante sa me sekret shtatzëninë e saj.
Janë të rralla fotot që ajo ndan me vogëlushët e saj duke mos i shfaqur kurrë portretin e tyre por së fundmi, Aurela ka zbuluar për ndjekësit emrin e veçantë të vajzës së saj.

Teksa realizoi një bisedë virtuale me ta, modelja tregoi se bebushja quhet Luna Ea.
Por çfarë nënkupton ky emër:
‘Luna’, nga latinishtja ka kuptimin hënë, ndërsa ‘Ea’ mendohet se është një emër me origjinë kelte dhe nënkupton zjarr.

Kujtojmë se disa javë më parë, Aurela ishte e ftuar në “Kurthin e Piter Pan” ku ndau për publikun disa detaje nga jeta e saj personale.E pyetur nga vogëlushët përse nuk e ekspozon asnjëherë partnerin e saj, ajo thotë se nuk e mban sekret, por nuk shfaqen së bashku në rrjete sociale.
Pse e mban burrin larg? Pse e mban sekret?
Aurela Hoxha: Unë nuk e mbaj burrin larg. As sekret nuk e mbaj por ideja është që i ke parasysh këto gjëra që na pëlqejnë ne vajzave, Instagrami, jeta shumë publike. Meshkujt nuk është se ju pëlqen dhe aq shumë, meshkujve shqiptarë për më tepër, edhe kështu që unë nuk dua ta sforcoj diçka që ai nuk e ka dëshirë. Duke qenë se jeta ime profesionale është publike, nuk do të thotë që patjetër duhet të jetë dhe familja. Por kjo nuk do të thotë që unë e mbaj sekret, ne jemi gjithë kohës bashkë dhe nuk bëjmë një jetë sekret, thjesht nuk jemi të ekspozuar në Instagram.
Ku e gjete princin?
Aurela Hoxha: Në Ibiza, në pushime në Ibiza, atje gjeta princin.


