28 Tetor, 2023

Pasi e hoqi nga Instagrami, Armaldo Kllogjeri kapet keq me balerinën: Kur të flet goja para mendjes…


Partnerja në kërcim e konkurentit të “Dancing with the Stars”, Armaldo Kllogjeri, Marjana ditët e fundit ka qenë shumë e mërzitur me sjelljen e këngëtarit.

Ajo e kritikoi ish-banorin për veprimet e tij jo të sjellshme.

Këngëtarit nuk i ka pëlqyer fare kjo gjë, ndërsa ai vendosi që të “hakmerret” duke e hequr atë nga Instagrami.

“Heqja nga Instagram-i më ka mërzitur, që vjen turivarur në prova më ka mërzitur, mënyra si më drejtohesh në skenë më ka mërzitur”, tha balerina.

Megjithatë mbrëmjen e djeshme mbas performancës së dyshes në skenë, Bora Zemani i pyeti ata nëse kanë bërë sërish njëri-tjetrin “folloë” apo jo, ndërsa Kllogjeri tha që jo pasi Marjana nuk e ka respektuar.

Nga ana tjetër balerina u shpreh se Armaldo nuk duhetta kishte bërë këtë gjë vetëm për faktin që ajo po punon shumë që ai të dalë sa më mirë.

 

Pjesë nga biseda:

Bora Zemani: Ju të dy jeni bërë prap folloë në Instagram?

Armaldo: Jo akoma.

Bora Zemani: Po pse mo?

Armaldo: Epo nganjëherë kur të flet goja para mendjes. Në momentin që unë të jap rrespekt, të afroj dhe krijoj një afermitet me partnerin dhe në mometin që ti nuk ma jep këtë gjë ka pasur njerëz më të rëdësishëm dhe unë i kam ghequr nga Instagrami sepse mua nuk më intereson Instagrami por mënyra se si komunikon dhe sillësh me mua.

Marjana: Ne jemi balerinë të gjithë këtu dhe po punojmë me gjithësecilin nga ju këtu që ju të dilni mirë. Po lodhemi pafundëshisht dhe vetëm për faktin e respektit të kësaj gjëje që un çdo ditë punoj me ty ti s’duhet ta kishe bërë atë veprim, as të ulërisje dhe as të më flisje me mosrespekt. Unë jam këtu për të mësuar dhe të më japësh respektin që meritoj. 

Armaldo: Të falenderoj që je këtu për të më mësuar.  E kam vlerësuar shumë punën tënde, por fjalët që i nxjerr nga goja nuk i vlerësoj sepse ato që nxjerr nga goja duhet ti mendosh.

Marjana: Fjalët e teperta janë fukarallëk.

 

© Panoramaplus.al