Gjatë ditës së sotme Romeo Veshaj ka surprizuar përsëri vëllain e tij binjak, Donaldin në shtëpinë e “Big Brother VIP” duke i dërguar një mesazh domethënës me helikopter. Menjëherë pas kësaj surprise ka komentuar Ilir Shaqiri i cili u shpreh i habitur se “një tangërllik të tillë nuk e ka imagjinuar kurrë”.

Duke folur në kuzhinë me aktoren Arjola Demiri, ai u shpreh se ka njohur njerëz që kan bërë karrierë dhe kanë shumë para por janë njerëz shumë të thjeshtë. Balerini dhe koreografi shtoi se mendjemadhësia është gjëja që urren më shumë tek njerëzit.
Biseda:
Iliri: Një ndër gjëra që kam urryer në jetën time te njerëzit është tangërlliku, pordha. Të jesh kaq i ri dhe të kesh kaq shumë pordhë është too much. Unë kam njohur realisht shumë njerëz, si shqiptarë si të huaj, që kanë bërë karrierë, kanë lekë me ble botën, dhe janë njerëzit më të thjeshtë të kësaj dynjaje. Një pordhë të tillë këtu brenda nuk e kisha imagjinuar kurrë”
Arjola: Ku është Monika?
Iliri: Po shplodhet se është lodhur. Superpordhë, gjigande. 4 muaj gazra.

Romeo e ka befasuar Donaldin duke i hedhur karafila të kuq të në oborrin e shtëpisë së “BBV” dhe ndërkohë në sfond dëgjohej mesazhi: “Të gjithë ju që jeni, jeni më të mirët. Ju urojmë suksese. Demi vëllait…përgjithmonë bashkë, asnjëherë vetëm!”, tha Romeo.
Ndërkohë Donaldi ka shpërthyer në lot nga gjesti emocionues i binjakut të tij.

© Panoramaplus.al

