Ndarja e bujshme mes Arbenita Ismajlit dhe Fero Ferës, nisi pasi modelja u largua nga banesa ku jetonte me reperin duke marrë me vete edhe vajzën e tyre, Ninën, pasi ky i fundit e dhunoi dhe e kërcënoi me jetë ish-partneren.

Edhe pse në rrjet, qarkulluan video të dyshes ku shfaqeshin pranë njëri-tjetrit, Arbenita nuk ka lënë pa thumbuar reperin me anë të postimeve të saj në ‘Tiktok’ ku ka treguar gjithashtu se është dhe në proçes divorci. Mirëpo fansat e ish-çiftit janë kurioz të dijnë nëse Fero ka kontakte me vogëlushen e tij pas situatës së ndodhur.
Këtë gjë e ka konfirmuar vetë reperi, i cili ka publikuar një video ku shfaqet pranë saj duke u falur.

Kujtojmë sse disa ditë mëparë reperi deklaroi se ka hequr dorë përfundimisht nga muzika pasi tashmë do t’i përkushtohej fesë Islame.
© Panoramaplus.al
