28 Gusht, 2019

Pasi bëri tatuazh emrin e saj, Loredana Zefi ka një tjetër surprizë për të bijën


Reperja e njohur, Loredana Zefi, që në fillimet e karrierës së saj është dalluar për pasionin që ka për tatuazhet.

Teksa ka disa të tillë të gdhendur në trupin e saj, Loredana ka vendosur që të shtojë edhe një tjetër. Ajo bëri një tatuazh gjigant në dorë ku shkruante Hana dhe të gjithëve u pëlqeu ky gjest i këngëtares.

Por mesa duket ajo ka edhe një tjetër surprizë për të voglën e saj. Duket se Loredana ka gati një këngë që i dedikohet së bijës.

Reperja ka publikuar në “Instastory” një pjesë kënga ku dëgjohet të thuhet “Hana Mama”, ku mendohet se ky do të jetë titulli i këtij projekti.

© Panoramaplus.al