Miss-i serb, Irina Jovanka, ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes pasi gjatë një vizite në Kosovë, bëri simbolin e shqiponjës me duar gjatë një sfilate.

Lidhur me këtë gjest ajo është shprehur: “Është formë respekti, për mua është normale ta bëj”. Pas këtij veprimi kanë reaguar menjëherë mediat serbe, të cilat e konsideruan si skandal.

Por konkurrentja e “Miss Freedom of The World” që u mbajt këtë javë në Prizren, nuk është ndalur me kaq.

Ajo ishte e ftuar bashkë me përfaqësueset e shteteve të tjera në emisionin “n’Kosovë Show”, kuguxoi akoma më shumë këtë herë. Jovanka ka kënduar këngën shqiptare “Xhamadani vija- vija” dhe duke puthur flamurin e Kosovës.

Video e emisionit është hedhur në kanalin e “Youtube”-it, por me komente të bllokuara, për të mos patur ofendime nga ana e komentuesve për Miss-in nga Serbia.

Madje ajo i habiti të gjithë teksa foli shqip, kur u pyet në se kishin mirëpritur shqiptarët: “Po, me respekt edhe është shumë mirë”.
Ndërkohë videoja ku Irina Jovanka bënte shqiponjën me duar gjatë prezantimit në “Miss Freedom of the World” u komentua nga media serbe “Kurir” si diçka skandaloze.

Ndërsa pronarja e agjencisë së modeleve ku ishte zgjedhur përfaqësuesja e Serbisë u shpreh se zgjedhja nuk kishte qenë në dijeninë e saj dhe se gjesti i qëllimtë.

© Panoramaplus.al

